Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E FUNDIT/Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Posted on April 28, 2026May 8, 2026 By admin No Comments on E FUNDIT/Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme çmimet e shitjes së karburanteve.

Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje, pasi nga 196 lekë/litri do të shitet me 193 lekë/litri. Ndërkohë benzina do të shitet me 179 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.


Views: 1
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Makina pa targa futet me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”, rrezikohen qytetarët
Next Post: “Ju hiqet patenta përgjithmonë”/ Zbardhen propozimet për Kodin Rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme