Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Ç’të mbeti, vij e bëj unë”, Shkoi për të ndjekur gjyqin, aktori Robert Ndrenika puth në ballë Erion Veliajn

Posted on April 30, 2026May 8, 2026 By admin No Comments on “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”, Shkoi për të ndjekur gjyqin, aktori Robert Ndrenika puth në ballë Erion Veliajn

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Në nisje të seancës, Ndrenika e takon, e puth në ballë dhe i thotë “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.

Kujtojmë se shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror. Vetë kryebashkiaku është i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.

Një ditë më parë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se çështja ndaj prokurorit Dado po tentohet të mbyllet përmes një procesi në errësirë dhe duke shfrytëzuar procedurat. Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP./ Top Channel


Views: 1
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Plas lufta?! Të shtëna në Ngushticën e Hormuzit, SHBA dhe Irani hapin zjarr “të kufizuar” ndaj njëra-tjetrës
Next Post: Deputetë të mazhorancës i bashkohen Elisa Spiropalit, lënë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme