Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Deputetë të mazhorancës i bashkohen Elisa Spiropalit, lënë…

Posted on April 30, 2026May 8, 2026 By admin No Comments on Deputetë të mazhorancës i bashkohen Elisa Spiropalit, lënë…

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka shoqëruar koleget e saj në një kafe pranë Kuvendit.

Në një kohë kur zhvillimet brenda kampit të majtë dhe debatet e brendshme politike kanë marrë vëmendje të shtuar, kjo dalje e përbashkët e deputetëve socialistë ka tërhequr interes edhe të mediave.

Një takim i tillë në një tjetër kohë nuk do të përbente ndonjë lajm të veçantë, megjithatë në kushtet aktuale politike dhe reagimeve publike të ish-ministres së Jashtme kundrejt kreut të Partisë Socialiste, Edi Ramës, çdo shfaqje e përbashkët e figurave kryesore të kësaj force politike “lexohet” me vëmendje të shtuar.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposthme, Spiropali, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi si dhe deputetë të tjerë të mazhorancës janë larguar përkohësisht nga seanca plenare dhe janë drejtuar së bashku drejt një lokali në afërsi të Kuvendit, ku kanë konsumuar një kafe.

Kujtojmë se edhe ditë më parë, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë fotografuar së bashku në një prej bareve në Tiranë, “Omoi Essence”, një takim që gjithashtu ka ngjallur interes për shkak të zhvillimeve të fundit politike brenda së majtës.


Views: 2
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”, Shkoi për të ndjekur gjyqin, aktori Robert Ndrenika puth në ballë Erion Veliajn
Next Post: DALIN REZULTATET – a do largohet Ola të premten nga Ferma VIP?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme