Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

Posted on May 2, 2026May 7, 2026 By admin No Comments on Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e PD që pritet të zhvillohet të premten.

Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të nisë në orën 19:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në segmentin mes Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada thekson se protesta mund të zgjerohet edhe në zona të tjera përreth, ndërsa paralajmërohen masa të shtuara policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë tubimit.

Në njoftim bëhet e ditur se personeli i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën e protestës. Po ashtu, qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet.

Ambasada këshillon qytetarët:

të shmangin zonat ku zhvillohet protesta;
të jenë të vetëdijshëm për ambientin përreth;
të ndjekin mediat lokale për informacion të përditësuar;
të kenë një plan emergjence ose rrugë alternative largimi;
të mbajnë profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik.
“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Ky është pronari i karburantit që humbi jetën nga p lumbi në kokë
Next Post: LAJM I FUNDIT/ Ashpersohet Kodi Rrugor, shoferët nuk do të lejohen të lëvizin natën…(Ndryshimet e forta qe prekin cdo shofer)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme