Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

U qëndroi gjithmonë afër pacientëve, ndërron jetë doktor i njohur

Posted on May 8, 2026May 8, 2026 By admin No Comments on U qëndroi gjithmonë afër pacientëve, ndërron jetë doktor i njohur

Me hidhërim të thellë është mësuar ndarja nga jeta e doktor Ali Laçit, një figure e njohur dhe shumë e dashur për komunitetin e Lurës dhe më gjerë. Lajmi është bërë i ditur nga miq, kolegë dhe të afërm të tij, të cilët e përshkruajnë doktor Laçin si një njeri të rrallë dhe një mjek të përkushtuar, që nuk i la kurrë pas pacientët e tij, edhe në kushtet më të vështira.

I lindur dhe i rritur në Lurë, doktor Ali Laçi shërbeu për vite me radhë si mjek i zonës, duke u bërë jo vetëm një profesionist i respektuar, por edhe një mbështetje e vazhdueshme për banorët e saj. Përkushtimi, humanizmi dhe afërsia e tij me njerëzit e bënë atë një figurë të dashur, por dhe të respektuar, te të gjithë banorët.

Ndarja e tij nga jeta në moshën 54-vjeçare ka lënë në dhimbje jo vetëm familjarët, por të gjithë ata miq, kolegë të cilët patën fatin të kenë për shok një njeri si doktor Ali, dhe të punojnë me një profesionist si ai.

“Pushofsh në paqe, shoku dhe kolegu im, doktor Ali Laçi, djalë e burrë i Lurës, doktori i Lurës! Pse kështu, shoku im? Ngushëllime familjes, kolegëve, pacientëve dhe gjithë Lurës për këtë humbje të madhe. I paharruar Ali!”, shkruan një prej miqve të tij nëpër rrjetet sociale, ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për familjarët e doktorit.


Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Gjetëm DASHURIN pas martesave të dështuara! Gazetarja befason: Ju që mbani dhe grua, dhe dashnore ja çdo u ndodhë..!
Next Post: Personat që hanë Djathë duhet urgjent ta dëgjojnë këtë, do ngeleni pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme