“SPAK ka shkuar deri te zyrtarët e lartë dhe Balluku”, paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë në kryeministri

Latest news update and verified information about ongoing events. Authorities continue monitoring the situation.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, u shpreh në nje emision televiziv, se drejtësia e re po funksionon dhe ka sukses, pasi ka krijuar frikë te zyrtarët dhe politika, të cilët i bëjnë presion dhe tentojnë ta marrin nën kontroll.

Ai komentoi se tani nuk ka më zyrtarë të paprekshëm dhe vija të kuqe, pasi SPAK ka shkuar deri te zv/kryeministra, ministra dhe deputetë, pra në nivelet më të larta të politikës dhe qeverisë, përfshi edhe zv/kryeministren Belinda Balluku kur ishte në detyrë, për abuzim me tenderime e prokurime, aktualisht e pandehur dhe me masë sigurie nga SPAK-GJKKO.

I pyetur nëse ka dosje të paprekshme politikisht nga drejtësia, ai tha:

“Realisht që jo, nuk ka pasur, nuk kemi parë dosje të paprekshme. Kemi parë që janë goditur zyrtarë të lartë të institucioneve, persona që janë ende në detyrë, ishat (ish zyrtarët e lartë) po e po që janë të goditur, i ka bërë telef. Është e vështirë të thuash sot se kemi persona të paprekshëm, kemi parë zyrtarë të lartë të pushtetit vendor, kemi vajtur te zv/kryeministra, ministra, nuk kemi shkuar ende të kryeministri thonë ju, këtë nuk e dimë se si do eci procesi i nisur për vartësit e kryeministrit”.

Sipas Beçit, në çdo kohë politika tenton të marrë kontrollin e drejtësisë, por deri tani pa sukses, edhe pse presioni është i madh. Për ish-prokurorin, nuk ka më pandëshkueshmëri, pavarësisht problematikave që shfaqen herë pas here.

“Historikisht politika shqiptare ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në mënyrë brutale për ta kontrolluar, por duket se tani SPAK ka krijuar frikë te politikanët. Dhe po, SPAK ka sukses në këtë drejtim. Fakti që politikanët po artikulojnë shprehjen se “po goditem politikisht” tregon se politika po goditet dhe drejtësia po funksionon, nuk ka pandëshkueshmëri. Nuk ka më as vija të kuqe. Duket se të dyja palët e politikës e bëjnë qëllimisht këtë duke thënë se po bëhet drejtësi selektive, pra e bëjnë qëllimisht, nëse goditet opozita flet thotë s’po goditet mazhoranca, nëse goditet mazhoranca, thotë nuk po goditet opozita. Pra ulet besueshmëria në publik. Presion ka, nga politika, por edhe nga ndërkombëtarët, por tek këta është presion pozitiv”, u shpreh ai.


Leave a comment