Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ja ministri i radhës që largohet nga kabineti

Posted on May 9, 2026May 12, 2026 By admin No Comments on Ja ministri i radhës që largohet nga kabineti

Qeveria britanike po përballet me një krizë të thellë politike, teksa ministri i Shëndetësisë, Zubir Ahmed, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke u bërë zyrtari më i fundit i lartë që largohet nga kabineti.

Në letrën e tij të dorëheqjes, të publikuar në rrjetin social X, Ahmed ka artikuluar kritika të forta ndaj kryeministrit, duke theksuar se besimi i publikut është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.

“Është e qartë nga ditët e fundit se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tani e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme besimin tek ju si kryeministër”, shkruan ai.

Dorëheqja e Ahmed vjen në një moment të ndjeshëm për qeverinë, e cila tashmë është tronditur nga largimet e njëpasnjëshme të disa ministrave të tjerë. Më herët, nga detyra janë dorëhequr edhe:

1.Jess Phillips, ministre për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Çështjet e Viktimave

2.Alex Davies-Jones, ministre për Sigurinë e Komunitetit dhe Parandalimin e Krimit

3.Miatta Fahnbulleh, ministre për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike

Këto dorëheqje të njëpasnjëshme kanë thelluar më tej krizën politike dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin e kabinetit

Views: 14
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Vendimi i fundit! Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për pensionistët: Shtohen…
Next Post: “I dua dhe s’mund t’i zhgënjej prindërit në provimet e maturës”/ U hodhën nga pallati, zbardhen letrat 17-vjeçareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme