Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E FUNDIT/ Qeveria Rama ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, çfarë do të ndalohet…

Posted on May 9, 2026May 13, 2026 By admin No Comments on E FUNDIT/ Qeveria Rama ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, çfarë do të ndalohet…

Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë, me një vendim të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Ndryshimet prekin nenin 158 të rregullores së miratuar në vitin 2021 dhe lidhen kryesisht me sjelljen, angazhimin politik dhe të drejtat e punonjësve të Gardës.

Sipas vendimit të ri, punonjësve të Gardës u ndalohet të mbështesin fushata politike, të kontribuojnë fizikisht apo financiarisht për parti, kandidatë apo organizata politike, si edhe të shprehin publikisht bindjet apo preferencat e tyre politike. Po ashtu, ndalohet pjesëmarrja në mbledhje dhe tubime të partive politike edhe kur punonjësi nuk është në shërbim.

Në ndryshimet e miratuara përcaktohet gjithashtu se efektivët e Gardës nuk mund të kandidojnë apo të zgjidhen në funksione politike pa hequr më parë dorë nga detyra. Një tjetër shtesë në rregullore është njohja e së drejtës së punonjësve të Gardës për t’u organizuar në sindikata, me qëllim mbrojtjen e interesave profesionale dhe të drejtave të tyre sipas legjislacionit në fuqi.

VKM-ja ngarkon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.


Views: 151
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: “I dua dhe s’mund t’i zhgënjej prindërit në provimet e maturës”/ U hodhën nga pallati, zbardhen letrat 17-vjeçareve
Next Post: Përgatituni/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme