Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Toggle search form

Goditet rrjeti i pr*stitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

Posted on May 9, 2026May 9, 2026 By admin No Comments on Goditet rrjeti i pr*stitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

Një shtetase shqiptare është identifikuar nga policia italiane gjatë goditjes së një rrjeti prostitucioni në një klub nate në Anzio, pranë Romës, ku mes klientëve u gjetën edhe 12 të mitur.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Squadra Mobile në Romë dhe komisariati i Anzio-s, ndërsa në pranga përfundoi pronari 74-vjeçar i lokalit, i akuzuar për shfrytëzim, favorizim dhe nxitje të prostitucionit.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në ambientet e klubit të natës u identifikuan katër gra me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe nigeriane, të cilat dyshohet se ishin pjesë e aktivitetit të prostitucionit që zhvillohej në lokal.

Brenda ambientit u konstatuan gjithashtu 20 klientë, mes tyre 12 të mitur, të cilët më pas iu dorëzuan familjarëve të tyre. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një sasi të vogël kokaine si dhe rreth 1500 euro cash.

Autoritetet italiane kanë vendosur sekuestrimin e klubit të natës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit dhe rolin e personave të përfshirë.


Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Identifikohet “Pacienti Zero” me H*ntavirus/ Si do të kryhet operacioni i largimit nga anija turistike?
Next Post: Rusia i trembet një lufte të ardhshme me Gjermaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme