Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajm I Keq Për Mërgimtarët Në Gjermani

Posted on May 9, 2026May 11, 2026 By admin No Comments on Lajm I Keq Për Mërgimtarët Në Gjermani
Qeveria në Gjermania ka miratuar një paketë të re reformash shëndetësore që përfshin vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer, duke nisur nga viti 2028.

Sipas qeverisë gjermane, kjo është në përpjekje për të frenuar rritjen e normave të obezitetit dhe për të ulur presionin mbi sistemin shëndetësor.

Sipas planit, të ardhurat nga kjo taksë, të vlerësuara rreth 450 milionë euro nuk do të shkojnë në buxhetin federal, por do të dedikohen drejtpërdrejt për sistemin shëndetësor.

Fondet pritet të përdoren për programe parandaluese, përfshirë nisma për promovimin e shëndetit në vendin e punës dhe projekte që synojnë përmirësimin e mirëqenies së popullsisë.

Detajet konkrete të taksës, përfshirë nivelin dhe mënyrën e aplikimit, mbeten ende në diskutim. Megjithatë, iniciativa po fiton mbështetje të gjerë si nga publiku ashtu edhe nga spektri politik.

Një sondazh i realizuar nga Forsa-s në muajin shkurt tregon se rreth 60% e qytetarëve gjermanë mbështesin vendosjen e një takse mbi pijet me sheqer, duke reflektuar një rritje të ndërgjegjësimit publik për pasojat e konsumit të tepërt të sheqerit.

Views: 7
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: E rëndë në aeroport/ Avioni g odet për v dekje qytetarin, motori shpërthen në flakë
Next Post: Shkencëtarja e NASA-s thotë se iku nga kjo botë plot tre herë. Çfarë rrëfen për jetën pas vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme