Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur nivelin e rrezikut për shpërthimin e Ebola-s në Kongo në “shumë të lartë”, duke paralajmëruar se virusi po përhapet me shpejtësi.
Sipas OBSH-së, deri tani janë konfirmuar dhjetëra raste dhe disa vdekje, ndërsa numri i rasteve të dyshuara dhe viktimave është shumë më i madh.
Autoritetet në verilindje të vendit kanë ndaluar ceremonitë mortore dhe tubimet me më shumë se 50 persona për të frenuar përhapjen e virusit.
Në disa zona, qendrat e trajtimit janë sulmuar dhe djegur nga banorë të zemëruar, pasi familjarëve nuk u është lejuar të marrin trupat e viktimave për varrim sipas traditave lokale.
OBSH tha se situata është vështirësuar nga mungesa e infrastrukturës shëndetësore, konfliktet e armatosura dhe mosbesimi i komuniteteve ndaj autoriteteve.
Ekspertët paralajmërojnë se ende nuk ka vaksinë apo trajtim të aprovuar për variantin aktual të virusit dhe se mund të duhen muaj deri në zhvillimin e një vaksine funksionale.
Virusi Ebola përhapet përmes kontaktit me lëngjet trupore dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të vjella, gjakderdhje dhe komplikime të rënda./cbsnews.com