Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar zemërthyer për humbjen tragjike të dy fëmijëve që humbën jetën sot pas aksidentit fatal pas përplasjes së trenit me minibusin e një shkolle, në Belgjikë.
Në një reagim të bërë në rrjetin e tij në “X” diplomati shqiptar shpreh ngushëllimet e tij për humbjet tragjike të familjeve ndërsa shton se Shqipëria solidarizohet me popullin e Belgjikës në këtë moment të vështirë të jetës.
“Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje shkatërruese.
Shqipëria solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Belgjikës gjatë kësaj kohe të vështirë. Mendimet tona janë gjithashtu me fëmijët e plagosur dhe u urojmë atyre shërim të plotë dhe të shpejtë” shkruan ministri Hoxha.
Reagimi i plotë i ministrit Hoxha:
Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në kryqëzimin hekurudhor në Buggenhout të Belgjikës, i cili mori jetën e katër personave, përfshirë dy fëmijë.
Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje shkatërruese.
Shqipëria solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Belgjikës gjatë kësaj kohe të vështirë. Mendimet tona janë gjithashtu me fëmijët e plagosur dhe u urojmë atyre shërim të plotë dhe të shpejtë.