Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

‘Hajde këtu të q*fsha ropt’! Shqiptari në Greqi u çohet grabitësve me shkop nga pas, pamjet bëhet virale (VIDEO)

Posted on May 10, 2026May 11, 2026 By admin No Comments on ‘Hajde këtu të q*fsha ropt’! Shqiptari në Greqi u çohet grabitësve me shkop nga pas, pamjet bëhet virale (VIDEO)

Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuç hynë në dyqan me qëllim grabitjen.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat greke, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit.

“Hajde këtu të q*fsha ropt”, dëgjohet t’u bërtasë ai autorëve në video, ndërsa i ndjek pas. Të rinjtë, u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Greqi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Views: 12
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Ndërsa varroste vajzën e saj,nëna pa një flluskë në buzët e saj.Nuk do ta besoni çfarë ndodhi më pas
Next Post: Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme