Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on May 14, 2026May 18, 2026 By admin No Comments on

Një gazetar është dhunuar fizikisht nga disa persona mbrëmjen e sotme në Shkodër, rreth orës 20:00.

Sipas raportimeve, gazetari Ervin Dushi pretendon se është dhunuar nga shtetasi Prek Gjoni, i cili sipas Dushit është pronar i rrjetit të marketeve “Xhedis”, si dhe me disa persona të tjerë që ndodheshin në shoqërinë e tij në momentin e incidentit.

Gazetari Dushi shprehet se konflikti dhe dhuna ndaj tij kanë ardhur si pasojë e një denoncimi të mëparshëm që ai ka bërë në mbështetje të një punonjëseje të një prej marketeve të administruara nga Gjoni, e cila, sipas tij, kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin.

Pas ngjarjes, Dushi ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës, ndërsa ka deklaruar se çështjen do ta ndjekë më tej përmes institucioneve ligjore.

Views: 771
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
Next Post: Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme