Të paktën katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një minibus shkollor në Belgjikë.
Aksidenti ndodhi të martën në mëngjes në zonën Buggenhout, ndërsa në minibus ndodheshin shtatë fëmijë, një asistente dhe shoferi.
Autoritetet thanë se viktimat janë shoferi 49-vjeçar, një asistente 27-vjeçare dhe dy fëmijë. Pesë fëmijë të tjerë mbetën të plagosur rëndë, por ndodhen në gjendje stabile në spital.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan minibusin të shkatërruar pranë shinave hekurudhore, ndërsa treni mbeti i ndalur pas përplasjes.
Sipas autoriteteve hekurudhore, treni po lëvizte me shpejtësi rreth 120 kilometra në orë dhe goditja ishte shumë e fortë, duke e hedhur minibusin disa metra larg.
Hetimet paraprake tregojnë se barrierat në kalimin hekurudhor ishin të mbyllura dhe semafori ishte i kuq në momentin e aksidentit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga liderë belgë dhe evropianë. /cbsnews.com