Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Dorëheqje? Rama befason me deklaratën që nuk e priste askush

Posted on June 8, 2026 By admin No Comments on Dorëheqje? Rama befason me deklaratën që nuk e priste askush

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim në Elbasan për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Kryeministri foli për protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke i quajtur ata që kundërshtojnë projektin për resort “injorantë dhe delirantë”.

Rama shtoi me ironi duke iu përgjigjur kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e tij, se kush do shkojë të negociojë me BE-në pastaj, ata të veshur si flamingo.

“Ne duam dorëheqje? Çfarë dorëheqje? Dorëheqje nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE?! Kush do shkojë atje për të negociuar atje në BE? Kush do i dalë për zot Shqipërisë, ata që mendojnë se të vishesh seksi si flamingo.

Këto janë marrëzira që vendet i paguajnë shumë shtrenjtë. Por nuk do shkoj te Gjermania, se do thonë këta janë çuna të bukur pse i ngatërron me nazistët. Nazizmi triumfoi se jo pse ishin njerëz të këqinj aty por se shumë njerëz të mirë shkuan pas të këqinjve. Ata të mirët që janë shumica, vajtën pas berihait. Dhe prandaj nuk e kuptoj si mund të jesh ambientalist dhe të rrish në një shes me lloj lloj njerëzish që kanë në fjalorin e tyre 40 fjalë, shumica njërrokësh, ik tq, dd.

Ça ambientalisti është ky? Ndotja më e madhe akustike që i bëhet një shoqërie”, tha Rama.

Views: 230
Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Previous Post
Next Post: I fundit! Sherri mes dy personave përfundon në përdorimin e a rmës së zjarrit, p lagoset njëri prej tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme