Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të konsiderueshme. Raportime të mediave ndërkombëtare flasin edhe për goditje iraniane në zonën e Tel Avivit.
Pas sulmit, Irani urdhëroi mbylljen e hapësirës ajrore, ndërsa disa fluturime civile u devijuan ose u anuluan. Teherani kishte paralajmëruar më herët se do t’i përgjigjej sulmit ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën të paktën 11 të tjerë.
Ndërkohë, Izraeli ka pezulluar aktivitetin mësimor në të gjithë vendin dhe ka vendosur kufizime për tubimet publike.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, reagoi ashpër pas sulmit, duke shkruar në rrjetet sociale: “Sonte Teherani duhet të digjet”. Sipas mediave amerikane, edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për zhvillimet e fundit.