Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on June 8, 2026 By admin No Comments on

Rurale 86,887 11,878 lekë

Urbane 668,094 20,123 lekë

Puna në të zezë dhe mosdeklarimi real i pagave ndër vite, sot shfaqet me pasoja më të dukshme se kurrë. Vjet u lidhën rreth 43 mijë pensione të reja, me mesatarisht 24.6 vite punë nga 38.8 vite që duheshin në 2025-ën për të marrë pension të plotë.

Afro 55% e pensionistëve në vend marrin pension të pjesshëm, pasi nuk kanë vitet e plota të punës për ta përfituar të plotë.

PENSIONE TË PJESSHME

Rurale 32,461

Urbane 321,522

Gjithsej 353,983

E në anën tjetër si rezultat i abuzimeve të bizneseve me kontributet e papaguara, apo edhe me nëndeklarimin e pagës që automatikisht ul vlerën e sigurimit, pensionet e lidhura vjet ishin mesatarisht 16,496 lekë, dukshëm më ulët se mesatarja dhe në një diferencë të theksuar me pagën minimale apo mesatare të vendit. Pensionet e lidhura në 2025-ës, ishin sa 41% e pagës minimale të vendit në vitin e kaluar (40 mijë lekë), dhe sa 19% e pagës mesatare.

Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcenim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve në raport me përfituesit vijon ta mbajë skemën e pensioneve deficitare, pasi për të paguar 100 pensionistë kontribuojnë 118 të punësuar.

Views: 12
Uncategorized

Post navigation

Previous Post: 16 vjeçe dhe ekselente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit
Next Post: Dorëheqje? Rama befason me deklaratën që nuk e priste askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme