Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Irani s ulmon me raketa Izraelin, Tel Avivi bën reagimin e bujshëm

Posted on June 8, 2026 By admin No Comments on Irani s ulmon me raketa Izraelin, Tel Avivi bën reagimin e bujshëm

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish pasi Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, duke shënuar sulmin e parë që nga armëpushimi i vendosur në prill. Sipas ushtrisë izraelite, raketat u drejtuan fillimisht nga veriu i vendit, ndërsa sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona.

Autoritetet izraelite njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin disa raketa balistike, ndërsa më pas u identifikuan edhe lëshime të tjera.

Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të konsiderueshme. Raportime të mediave ndërkombëtare flasin edhe për goditje iraniane në zonën e Tel Avivit.

Pas sulmit, Irani urdhëroi mbylljen e hapësirës ajrore, ndërsa disa fluturime civile u devijuan ose u anuluan. Teherani kishte paralajmëruar më herët se do t’i përgjigjej sulmit ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën të paktën 11 të tjerë.

Ndërkohë, Izraeli ka pezulluar aktivitetin mësimor në të gjithë vendin dhe ka vendosur kufizime për tubimet publike.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, reagoi ashpër pas sulmit, duke shkruar në rrjetet sociale: “Sonte Teherani duhet të digjet”. Sipas mediave amerikane, edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për zhvillimet e fundit.

Views: 20
Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Lajmi i zi tro ndit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti
Next Post: Goditi Ramën? Spiropali SURPRIZON me deklaratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme