Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Aksident me vdekje në vend, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

Posted on September 12, 2025April 19, 2026 By admin No Comments on Aksident me vdekje në vend, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Bicaj-Kukës.

Policia bën me dije se një 56-vjeçar ka përplasur me automjet një këmbësor, 64-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shoferi është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor pritet të sqarojë rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj. Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

Views: 40
Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Previous Post
Next Post: Next Post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme