Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Toggle search form

Dy shoferët ishin të dehur

Posted on May 8, 2026May 10, 2026 By admin No Comments on Dy shoferët ishin të dehur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Gjirin e Lalëzit, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Policia thotë se ka arrestuar të dy drejtuesit e mjeteve, pasi nga verifikimet rezultoi se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi:

-Durrës/Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.


Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Vjen paralajmërimi, shi e stuhi, parashikimi i motit për këtë fundjavë
Next Post: Mustafa Nano i bën thirrje Ramës: Ik se akoma nuk je vonë! Ik para se të të ndodhë ajo të cilën ti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme