Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Persona të maskuar i thyen këmbët dhe i prenë veshin ish-kryetarit të PD-së

Posted on May 9, 2026May 10, 2026 By admin No Comments on Persona të maskuar i thyen këmbët dhe i prenë veshin ish-kryetarit të PD-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar.

53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar tek ortopedia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak, teksa autorët i kanë marrë edhe telefonin.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar./Top Channel


Views: 6
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Tragjike, dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë (Foto/EMRAT)
Next Post: Cpo ndodh ne Tirane!? Antitrrori ne kembe..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme