{"id":4111,"date":"2026-02-17T15:23:04","date_gmt":"2026-02-17T15:23:04","guid":{"rendered":"https:\/\/factznews.com\/?p=4111"},"modified":"2026-02-17T15:23:04","modified_gmt":"2026-02-17T15:23:04","slug":"edi-rama-nuk-i-mbron-dot-me-spak-ben-gati-arrstimin-e-kokave-te-medha-qe-nuk-i-prisnit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/factznews.com\/?p=4111","title":{"rendered":"Edi Rama nuk i mbron dot m\u00eb! SPAK b\u00ebn gati arr*stimin e kokave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk i prisnit"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ka thelluar ndjesh\u00ebm hetimet lidhur me dyshimet p\u00ebr abuzime me fondet e programit IPARD II, nd\u00ebrsa burime pran\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs b\u00ebjn\u00eb me dije se gjat\u00eb verifikimeve paraprake jan\u00eb konstatuar shkelje masive.<\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb Infonews.al, hetimet kan\u00eb evidentuar dyshime t\u00eb forta p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, shkelje t\u00eb procedurave ligjore dhe vjedhje fondesh, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb menaxhimit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb granteve nga programi IPARD II. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr skema t\u00eb dyshuara abuzive n\u00eb aplikime, miratime projektesh dhe disbursim fondesh.<\/p>\n<p>SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se ka regjistruar procedim penal dhe se \u00e7\u00ebshtja ndodhet n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake, por pa dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr emra konkret\u00eb apo dat\u00ebn e regjistrimit, p\u00ebr shkak t\u00eb sekretit hetimor.<\/p>\n<p>Burimet shtojn\u00eb se po verifikohet dokumentacion i gjer\u00eb financiar dhe administrativ, nd\u00ebrsa nuk p\u00ebrjashtohet zgjerimi i hetimeve dhe p\u00ebrfshirja e personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme vendimmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Programi IPARD II, i financuar nga Bashkimi Europian p\u00ebr zhvillimin rural, ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr abuzim me fondet publike, nd\u00ebrsa thellimi i hetimeve nga SPAK pritet t\u00eb hedh\u00eb m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian pezulloi fondet e programit IPARD II p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb gusht 2023, pas hetimeve nga zyra kund\u00ebr mashtrimit (OLAF) q\u00eb zbuluan keqp\u00ebrdorime, korrupsion dhe nd\u00ebrhyrje politike. Ky bllokim ndikoi n\u00eb vonesat p\u00ebr fillimin e programit t\u00eb ri IPARD III, i cili parashikon 112 milion\u00eb euro mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>Arsyeja e Pezullimit: Hetimet e OLAF pas denoncimeve zbuluan korrupsion dhe favorizime n\u00eb menaxhimin e fondeve t\u00eb IPARD II nga Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR).<\/p>\n<p>Statusi: Nd\u00ebrsa fondet ishin t\u00eb pezulluara, n\u00eb qershor 2025 pati rikthim t\u00eb delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar raportet e monitorimit dhe masat e marra nga institucionet shqiptare.<\/p>\n<p>Pasojat: Fermer\u00ebt kan\u00eb pritur zhbllokimin e fondeve t\u00eb IPARD III p\u00ebr t\u00eb financuar infrastruktur\u00ebn rurale, agro-p\u00ebrpunimin dhe agro-turizmin.<\/p>\n<p>Autoritetet shqiptare (Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb) jan\u00eb angazhuar p\u00ebr menaxhimin dhe monitorimin e duhur p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar fondet.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra milion\u00eb euro kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb xhepat e nj\u00eb grupi njer\u00ebzish, kryesisht t\u00eb lidhur me pushtetin por edhe me krimin e organizuar dhe trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb disa nga p\u00ebrfituesit kryesor\u00eb t\u00eb fondeve IPARD<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga emisioni Plug:<\/p>\n<p>Ardian Tufa, ka qen\u00eb ish-drejtues i Nj\u00ebsis\u00eb Administrative n\u00eb Fark\u00eb. I konsideruar nj\u00eb nga njer\u00ebzit e besuar t\u00eb Erion Veliajt p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, Tufa do t\u00eb shfaqej gjithashtu edhe krah Frida Krifc\u00ebs. Arsyet e k\u00ebtij afrimi nuk ishin thjesht lidhja politike, por dhe interesi financiar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga fondet e AZHBR.<\/p>\n<p>Biznesmeni Ardian Tufa rezulton se ka p\u00ebrfituar nga masa 7 e fondeve IPARD, p\u00ebr diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit. Sipas AZHBR, Nari i Lundr\u00ebs ka kryer nj\u00eb investim prej 41 milion\u00eb lek\u00ebsh, apo rreth 410 mij\u00eb eurosh, ku 65% t\u00eb investimit e ka mbuluar IPARD me vler\u00ebn e 247 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Manjola Haska, motra e deputetit socialist t\u00eb Tepelen\u00ebs, T\u00ebrmet Pe\u00e7i, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb ka p\u00ebrfituar qindra mij\u00ebra euro nga IPARD p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Agro Turiz\u00ebm Rexhinin. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike AZHBR dhe Manjola Haska kan\u00eb firmosur kontrat\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve IPARD p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpizave t\u00eb drurit n\u00eb fshatin Rexhin\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata ka nj\u00eb afat 05.04.2023 deri n\u00eb 06.10.2023 dhe vlera e investimit \u00ebsht\u00eb 346.000 euro dhe granti q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga IPARD \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 225.000 euro. Jo vet\u00ebm motra e T\u00ebrmetit, por edhe burri i saj, ka futur duart n\u00eb fondet e fermer\u00ebve, duke p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00ebn prej 15 mij\u00eb eurosh p\u00ebr mbjellje pem\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, pas s\u00eb cil\u00ebs dyshohet se fshihet pik\u00ebrisht ish-kryebashkiaku i Tepelen\u00ebs, T\u00ebrmet Pe\u00e7i dhe drejtori i tij i tenderave, Lorenc Bami, \u00ebsht\u00eb \u201cIUMENTIS\u201d. E denoncuar nga Plug sezonin e kaluar, kjo shoq\u00ebri ka p\u00ebrfituar plot\u00eb 758 mij\u00eb euro fonde nga IPARD, duke vendosur nj\u00eb nga rekordet p\u00ebr shumat e p\u00ebrfituara nga taksat e qytetar\u00ebve europian\u00eb.<\/p>\n<p>Petrit Tare, ish-drejtori i Uj\u00ebsj\u00ebll\u00ebsit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr i lidhur ngusht\u00eb me Niko Peleshin, q\u00eb ka p\u00ebrfituar qindra mij\u00ebra euro fonde nga IPARD.<\/p>\n<p>BLOOM Fruits, ku Petrit Tare \u00ebsht\u00eb aksioner me 30% t\u00eb aksioneve, ka p\u00ebrfituar 251 mij\u00eb euro fonde nga IPARD apo rreth 70% t\u00eb totalit t\u00eb investimit prej 363 mij\u00eb eurosh, investim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sere fruta perimesh.<\/p>\n<p>Sokol Tusha, \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Taulant Tush\u00ebs, ish-krahut t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Erion Veliajt n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, q\u00eb u arrestua p\u00ebr afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Sharr\u00ebs dhe dosjen 5D. V\u00ebllai i Taulantit, Sokoli, nuk ka munguar n\u00eb p\u00ebrfitimin e qindra mij\u00ebrave eurove nga IPARD p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Agroturiz\u00ebm. Sipas AZHBR Sokol Tusha a p\u00ebrfituar 196 mij\u00eb euro ose 65% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb Investimit prej 374 mij\u00eb eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb agroturizmi n\u00eb Kashar.<\/p>\n<p>Alban Zusi \u00ebsht\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i bujq\u00ebsis\u00eb i qeveris\u00eb Rama n\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb njeri q\u00eb i njeh mir\u00eb pun\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb, Alban Zusi duket se ka ditur edhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb jo pak, por plot\u00eb 532 mij\u00eb euro fonde nga IPARD p\u00ebr nj\u00eb investime me vler\u00eb 1 milion\u00eb euro, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb fabrike p\u00ebrpunimi peshku n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Bullari, \u00ebsht\u00eb ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste. Ai, s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit e tij, jan\u00eb promovuar nga faqja e IPARD n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr biznesin n\u00eb fush\u00ebn e pemtaris\u00eb dhe agroturizmit. Plug k\u00ebrkoi t\u00eb dh\u00ebna, por nuk arriti t\u00eb provonte shum\u00ebn e p\u00ebrfitimit nga v\u00ebllez\u00ebrit Bullari nga fondet e AZHBR, pasi ato jan\u00eb nuk gjenden n\u00eb internet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kujtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb foto t\u00eb famshme. Loreta Tozaj pozoi ulur n\u00eb prehrin e Kryeministrit Edi Rama. Dhe duket se kjo foto kaq e af\u00ebrt e Tozajt me Edi Ram\u00ebn, do ta shp\u00ebrblente at\u00eb t\u00eb ngjiste shkall\u00ebt e karrier\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga drejtoreshat e shumta t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas faqes s\u00eb AZHBR, Loreta Tozaj ka p\u00ebrfituar 82 mij\u00eb euro nga IPARD, p\u00ebr nj\u00eb investim me vler\u00eb 113 mij\u00eb eurosh n\u00eb fshatin Kllarat n\u00eb Vranisht.<\/p>\n<p>Gjergj Luca, nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb ka p\u00ebrfituar dhjet\u00ebra hektar\u00eb pasuri e prona publike p\u00ebr bizneset e tij gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, nuk ka mbetur pas as n\u00eb p\u00ebrfitimin e qindra mij\u00ebrave euro p\u00ebr biznesin e peshkut.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, n\u00ebp\u00ebrmjet kapitetin t\u00eb anijes \u201cRosafa\u201d, Gjergj Luca aplikon pran\u00eb AZHBR p\u00ebr nj\u00eb fond prej 400 milion lek\u00ebsh, me objekt rikonstruksion anijesh.<\/p>\n<p>Andon Nako, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapiten i v\u00ebrtet p\u00ebr Gjergj Luc\u00ebn, pasi ky i fundit n\u00ebp\u00ebrmjet Nakos ka mbyllur shum\u00eb afera, me drejt\u00ebsin\u00eb, si ajo e grabitjes s\u00eb peshkut ton n\u00eb Malt\u00eb apo vjedhjes s\u00eb nj\u00eb anije n\u00eb portin e Limionit n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat Plug do t\u00eb flas\u00eb n\u00eb emisionin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndrec Llusku, nj\u00eb tjet\u00ebr lezhian i lidhur me politik\u00ebn, dhe konkretisht ish-kandidat i Tom Doshit n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, ka p\u00ebrfituar plot\u00eb 91 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb pemishte n\u00eb Orosh t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/p>\n<p>Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i Kavaj\u00ebs, rezulton gjithashtu nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit kryesor t\u00eb fondeve IPARD. Sipas AZHBR, Kompania Kavalion e Elvis Roshit, ka p\u00ebrfituar 123 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb agroturizmi n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Balkan Trans Albania, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Rodolf Xhillari,pjes\u00eb e forumeve m\u00eb t\u00eb larta drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, konsull nderi i Izraelit, ka p\u00ebrfituar 538.000 euro. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, kjo shoq\u00ebri ka p\u00ebrfituar fonde p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb stabiliment p\u00ebr p\u00ebrpunimin e mishit.<\/p>\n<p>\u2018Coast to Coast\u2019 e gruas s\u00eb investitorit strategjik Florenc Gjikuria ka p\u00ebrfituar 189.000 euro, para t\u00eb cilat jan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb kthehen nga OLAF por ende nuk ka ndodhur. Bashk\u00ebshortja e Florenc Gjikuris\u00eb, Xheni Gjikuria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb media edhe si njeri i lidhur me ish-ministren Frida Krifca.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb socialist, apo personave t\u00eb lidhur me ta, nuk kan\u00eb munguar as kryebashkiak\u00ebt. Nj\u00eb nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb Fredi Kokoneshi,ish-kryebashkiaku socialist i Divjak\u00ebs, bashk\u00ebshortja e tij, Eriona Kokoneshi p\u00ebrfitoi plot\u00eb 44 mij\u00eb euro fonde nga IPARD p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kantine vere.<\/p>\n<p>Andi Kokoneshi, nipi i Fredi Kokoneshit, ka p\u00ebrfituar 32.000 euro. Ai ka p\u00ebrfituar k\u00ebto fonde p\u00ebr Investim p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb qum\u00ebshtit, makineri p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e ushqimit p\u00ebr kafshet.<\/p>\n<p>Ish-deputeti socialist, Dashamir Peza, i njohur si nj\u00eb nga miqt\u00eb e Kryeministrit Edi Rama, \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebfitues i fondeve IPARD. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb tij Il Paeze, Dash Peza ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb prej 222 mij\u00eb eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtim agro turizmi.<\/p>\n<p>Nuk mungojn\u00eb as njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb ish-deputetit dhe ministrit socialist, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Kunati i tij, Alban Berisha, administrator i \u201cFerma 100\u201d, ka p\u00ebrfituar reth 48 mij\u00eb euro fonde p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb stalle n\u00eb Vaqarr. Edhe shtetasja Elda Alia PF (Ferma 100, Saimir Tahiri) ka p\u00ebrfituar 121.000 euro.<\/p>\n<p>Rast skandaloz \u00ebsht\u00eb dhe ai i Elton Buallit, ish-administratorit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Sharr\u00ebs, njeriut q\u00eb b\u00ebnt\u00eb propagand\u00ebn e Klodian Zotos dhe Mirel M\u00ebrtirit n\u00eb afer\u00ebn e djeg\u00ebsave. Elton Bualli ka p\u00ebrfituar jo pak por plot\u00eb 310 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sere me fondet e IPARD, pik\u00ebrisht n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>ALBANIA PIEMONTE SHPK, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb ish-drejtuese e ALUIZNIT n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb qeveris\u00eb Rama. Pas karrier\u00ebs n\u00eb politik\u00eb, Orjeta Myzeqari u b\u00eb aksionere n\u00eb kompanin\u00eb Albania Piemonte. Edhe kjo shoq\u00ebri rezulton se ka p\u00ebrfituar fonde IPARD, me nj\u00eb grant q\u00eb kap vler\u00ebn e 301 mij\u00eb eurove, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb magazine grumbullimi p\u00ebr perime n\u00eb fshatin Gos\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Armand Tafili, ka p\u00ebrfituar fonde p\u00ebr Agron Turiz\u00ebm Rohan, me vler\u00eb granti prej 234 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa rezulton se ka punuar edhe n\u00eb bashkin\u00eb e Ersek\u00ebs drejtuar nga Erion Isai.<\/p>\n<p>Kompania Unique Travel, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetases Manjola Fidani, ka p\u00ebrfituar mij\u00ebra euro fonde nga IPARD p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile n\u00eb Voskopoj\u00eb. Fidani rezulton se ka punuar pran\u00eb Fondit t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Emrat e m\u00ebsip\u00ebrm, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga emrat e politikan\u00ebve apo personave t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me politik\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar qindra mij\u00ebra euro fonde nga IPARD. N\u00eb vijim do t`ju tregojm\u00eb se dor\u00ebn te taksat e qytetar\u00ebve europian\u00eb, dhurat\u00eb p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, e fut\u00ebn edhe persona t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit apo p\u00ebrfitues tenderash publik.<\/p>\n<p>Kompania Albgarden SHPK, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Pjet\u00ebr Trashajt, ka p\u00ebrfituar 48 mij\u00eb euro fonde nga AZHBR. Sipas njoftimit t\u00eb AZHBR, Pjet\u00ebr Trashaj ka p\u00ebrfituar fonde p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb mekanik\u00eb bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por teksa AlbGarden ka futur duart n\u00eb parat\u00eb e fermer\u00ebve, kompania e Pjet\u00ebr Trashajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit e tenderave publik, duke p\u00ebrfituar qindra mij\u00ebra euro p\u00ebr lule. Shpesh kjo kompani ka qen\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb edhe pasi djali i Pjet\u00ebr Trashaj, ish-punonj\u00ebs n\u00eb ministrin\u00eb e Mjedisit, ka firmosur tendera p\u00ebr kompanin\u00eb e babait.<\/p>\n<p>COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, nj\u00eb tjet\u00ebr kompani nd\u00ebrtimi, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Agim, P\u00ebllumb, Kujtim dhe Viktor Kol\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit e majm\u00eb t\u00eb fondeve IPARD.<\/p>\n<p>Investim n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb magazine me sip\u00ebrfaqe 2,282 m2 perfshire 13 dhoma rigoriferike p\u00ebr grumbullimin, seleksionimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve. Nga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton se kjo kompani ka p\u00ebrfituar 810 mij\u00eb euro fonde nga IPARD, ndon\u00ebse p\u00ebrfiton gjithashtu \u00e7do dit\u00eb dhjet\u00ebra tendera publik, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb flasim n\u00eb emisionin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Apostol Xhaferri, nj\u00eb nd\u00ebrtues nga Skrapari, familjarisht ka p\u00ebrfituar qindra mij\u00ebra euro nga IPARD.<\/p>\n<p>Kompania \u201cGOLDEN BEES\u201d sh.p.k (ish-\u201cBLETA E ART\u00cb\u201d) u themelua n\u00eb tetor 2018, nga Apostol Xhaferri. Vajza e tij, administratore aktuale e kompanis\u00eb, ka p\u00ebrfituar 154 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kantine vere.<\/p>\n<p>E sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, vet\u00eb Apostoli, i p\u00ebrfolur gjithashtu n\u00eb media, ka p\u00ebrfituar 202 mij\u00eb euro fonde nga IPARD. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bab\u00eb e bij\u00eb mor\u00ebn nga IPARD 341,494 euro p\u00ebrmes kompanive t\u00eb krijuara rishtazi.<\/p>\n<p>Top Fruits, ish kompania \u201cDONI FRUITS\u201d, \u00ebsht\u00eb gjithashtu 924 mij\u00eb euro p\u00ebrfitim.<\/p>\n<p>Kompania \u201cDONI FRUITS\u201d mori fondr p\u00ebr ndertim godine per grumbullim fruta-perime. Linje kalibrimi dhe pketimi te fruta perimeve me eficence t\u00eb lart\u00eb energjie dhe t\u00eb certifikuara CE si edhe dhoma frigoriferike me klime te kontrolluar dhe ngrirese.<\/p>\n<p>ZDRAVO SHPK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr nd\u00ebrtimi, q\u00eb ka shkuar pran\u00eb pragut prej rreth 1 milion\u00eb euro p\u00ebrfitime nga fondet IPARD. Kjo shoq\u00ebri, q\u00eb aktualisht zot\u00ebrohet nga disa persona, ka p\u00ebrfituar plot\u00eb 981 mij\u00eb euro fonde nga IPARD.<\/p>\n<p>Investimi konsiston n\u00eb blerjen e nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb plote p\u00ebr p\u00ebrpunimin e domateve, kastravecave, specave me kapacitet 1-2 ton n\u00eb ore duke e trefishuar kapacitietin para investimit. E sikur t\u00eb mos mjaftonin marrja e fondeve, q\u00eb duhet t`u shkonin fermer\u00ebve, ZDRAVO SHPK, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga kompanit\u00eb e preferuara t\u00eb kryebashkiak\u00ebve socialist p\u00ebr tenderat publik\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 70 tendera me pagesa mbi 15 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit ka marr\u00eb kjo kompani deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm politikan\u00eb dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs, apo njer\u00ebz me pushtet, por fonde nga programet e AZHBR dhe IPARD kan\u00eb p\u00ebrfiuar edhe persona t\u00eb skeduar.<\/p>\n<p>Babai i Suel \u00c7el\u00ebs, Petrit \u00c7ela, ka p\u00ebrfituar nga programet komb\u00ebtare rreth 150 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Mediat kan\u00eb denoncuar edhe emra t\u00eb tjer\u00eb. Arb\u00ebr \u00c7ekaj, i cili ndodhet n\u00eb burg p\u00ebr trafik kokaine n\u00ebp\u00ebrmjet bananeve nga Amerika Latine, sipas mediave ka p\u00ebrfituar 264 mij\u00eb euo fonde nga BE. Agron Metvelaj, ka p\u00ebfituar gjithashtu fonde nga AZHBR dhe IPARD, ndon\u00ebse ka qen\u00eb person i skeduar.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb vet\u00ebm disa nga zyrtar\u00ebt apo persona me rekorde kriminale q\u00eb kan\u00eb zhvatur parat\u00eb e feremer\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb puntat\u00ebn e radh\u00ebs, do t\u2019ju tregojm\u00eb se lista e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, e brenda saj ka personazhe publik t\u00eb jet\u00ebs politike apo publike.<\/p>\n<p>E p\u00ebr karshillikun q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj fermer\u00ebve dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, do tju sjellim edhe pamje t\u00eb parajs\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar me parat\u00eb tuaja! Shifemi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn tjet\u00ebr! Infonews.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ka thelluar ndjesh\u00ebm hetimet lidhur me dyshimet p\u00ebr abuzime me fondet e programit IPARD II, nd\u00ebrsa burime pran\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs b\u00ebjn\u00eb me dije se gjat\u00eb verifikimeve paraprake jan\u00eb konstatuar shkelje masive. Sipas burimeve t\u00eb Infonews.al, hetimet kan\u00eb evidentuar dyshime t\u00eb forta p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, &#8230; <a title=\"Edi Rama nuk i mbron dot m\u00eb! SPAK b\u00ebn gati arr*stimin e kokave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk i prisnit\" class=\"read-more\" href=\"https:\/\/factznews.com\/?p=4111\" aria-label=\"Read more about Edi Rama nuk i mbron dot m\u00eb! SPAK b\u00ebn gati arr*stimin e kokave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk i prisnit\">Read more<\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4112,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-4111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4113,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4111\/revisions\/4113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}