{"id":8739,"date":"2026-06-08T02:18:25","date_gmt":"2026-06-08T00:18:25","guid":{"rendered":"https:\/\/factznews.com\/?p=8739"},"modified":"2026-06-08T02:18:25","modified_gmt":"2026-06-08T00:18:25","slug":"goditi-ramen-spiropali-surprizon-me-deklaraten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/factznews.com\/?p=8739","title":{"rendered":"Goditi Ram\u00ebn? Spiropali SURPRIZON me deklarat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb hetoj\u00eb dhe gjykoj\u00eb. Parlamenti duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb kontrolloj\u00eb. Qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb qeveris\u00eb. Por asnj\u00ebri nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pushtetin e tjetrit. Sepse aty fillon deformimi i shtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk matet vet\u00ebm nga qeveria q\u00eb ka. Matet edhe nga opozita q\u00eb prodhon. Opozita nuk \u00ebsht\u00eb aksident i sistemit. Nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin. Nuk \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr stabilitetin. Opozita \u00ebsht\u00eb shqisa q\u00eb paralajm\u00ebron kur pushteti humbet kontaktin me realitetin. Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb humbin opozitarizmin nuk humbin vet\u00ebm debatin. Humbin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar vetveten.<\/p>\n<p>Prandaj Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb gar\u00eb, dhe jo p\u00ebr m\u00eb pak. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb ri zgjedhor q\u00eb prodhon p\u00ebrfaq\u00ebsim real dhe jo vet\u00ebm riprodhim t\u00eb elitave ekzistuese. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje ku qytetari t\u00eb ndjej\u00eb se vota e tij ndryshon ekuilibrat, dhe jo vet\u00ebm statistikat. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb politike ku rotacioni nuk shihet si katastrof\u00eb dhe fitorja nuk shihet si pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb liria e medias. Sepse nuk ka demokraci t\u00eb fort\u00eb me media t\u00eb pabesueshme. Nuk ka qytetar t\u00eb lir\u00eb pa informacion t\u00eb lir\u00eb. Nuk ka kontroll mbi pushtetin kur informacioni b\u00ebhet i varur nga pushteti ose dezinformimi. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike ku gazetari t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr leje p\u00ebr t\u00eb pyetur dhe ku media t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr favore p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebnia mes ekonomis\u00eb dhe politik\u00ebs. Vitet e ardhshme nuk do t\u00eb fitohen nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb asete. Do t\u00eb fitohen nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb dije.<\/p>\n<p>Nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb teknologji. Nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ide. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb mbetet nj\u00eb vend ku af\u00ebrsia me pushtetin vlen m\u00eb shum\u00eb se aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar vler\u00eb. Nj\u00eb ekonomi moderne fillon n\u00eb momentin kur fiton ai q\u00eb prodhon m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb lir\u00eb, dhe jo ai q\u00eb favorizohet nga pushteti.<\/p>\n<p>Kjo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me brezin e ri. Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb luksin t\u00eb humbas\u00eb njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb aft\u00eb. Gara, merita, mund\u00ebsia, dhe jo kontrolli, jan\u00eb thelbi i ndryshimit. \u00c7do i ri q\u00eb largohet nuk merr me vete vet\u00ebm nj\u00eb vend pune. Merr me vete energji, dije, kreativitet dhe t\u00eb ardhme. Vendi ka nevoj\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb kushte q\u00eb mendja, puna dhe talenti t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb se lidhja, nd\u00ebrhyrja, inventarizimi apo privilegji.<\/p>\n<p>Po aq vendimtare \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve publike. Arsimi nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb trajtohet si sektor administrativ. Ai \u00ebsht\u00eb fabrika ku prodhohet e ardhmja e vendit. Ai \u00ebsht\u00eb thelbi i gjith\u00e7kaje q\u00eb na rrethon, n\u00eb t\u00eb tashmen dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sh\u00ebndet\u00ebsia nuk mund t\u00eb matet vet\u00ebm me shifrat e investimeve, godina, mjete etj. Ajo matet me sigurin\u00eb q\u00eb ndien qytetari kur ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet modern nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me lla\u00e7 e tulla. Nd\u00ebrtohet me dije, sh\u00ebndet, besim dhe dinjitet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon edhe beteja kund\u00ebr korrupsionit. Jo vet\u00ebm n\u00eb sallat e gjyqeve. Jo vet\u00ebm n\u00eb dosjet hetimore. Por n\u00eb kultur\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shtetit. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb bindja e ngulitur se rregulli mund t\u00eb anashkalohet pa pasoja. Se ligji mund t\u00eb negociohet. Se pushteti mund t\u00eb p\u00ebrdoret si privilegj. Se abuzimi mund t\u00eb normalizohet dhe t\u00eb glorifikohet. Lufta kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb betej\u00eb morale p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si e kuptojm\u00eb shtetin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment ku nuk i duhet t\u00eb provoj\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara. K\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar. Ka nevoj\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se di t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb funksionon edhe kur pushteti ndryshon, edhe kur interesat p\u00ebrplasen, edhe kur askush nuk e v\u00ebren.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend nuk b\u00ebhet europian kur bind t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb europian \u00ebsht\u00eb. B\u00ebhet europian kur qytetar\u00ebt e tij ndihen t\u00eb mbrojtur nga e drejta, t\u00eb respektuar nga shteti, t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre pa k\u00ebrkuar leje nga askush.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja e re t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria duhet ta realizoj\u00eb brenda vetes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb hetoj\u00eb dhe gjykoj\u00eb. Parlamenti duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb kontrolloj\u00eb. Qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb qeveris\u00eb. Por asnj\u00ebri nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pushtetin e tjetrit. Sepse aty fillon deformimi i shtetit. Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk matet vet\u00ebm nga qeveria q\u00eb ka. Matet edhe nga opozita q\u00eb prodhon. Opozita&#8230;<\/p>\n<p class=\"more-link-wrap\"><a href=\"https:\/\/factznews.com\/?p=8739\" class=\"more-link\">Read More<span class=\"screen-reader-text\"> &ldquo;Goditi Ram\u00ebn? Spiropali SURPRIZON me deklarat\u00ebn&rdquo;<\/span> &raquo;<\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"iawp_total_views":41,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8739","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8739"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8739\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8740,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8739\/revisions\/8740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/factznews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}