Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Toggle search form

Tragjike/ Punëtori i Doganës gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Tragjike/ Punëtori i Doganës gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Në Prizren, të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Bëhet fjalë për punëtorin e Doganës së Kosovës, Enis Thaqin.

Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë institucion ndër vite.

“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, shkruhet në telegram.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: BËNI KUJDES! Jepet ALARMI në Shqipëri, dikush po tenton të…
Next Post: Dy tërmete tronditin Korçën, lëkundje me epiqendër në Devoll alarmojnë banorët. E gjithë zona është sizmike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme