Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Zevxhet Halili, 59-vjeç, shtetas shqiptar, i cili jetonte në zonën e Sant’Elena, në provincën e Padovës.
Ngjarja tragjike është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në rrugën “Via Comuna” në Ospedaletto Euganeo, brenda ambienteve të kompanisë SESA, Società Estense Servizi Ambientali, ku 59-vjeçari ishte i punësuar.
Sipas hetimeve paraprake nga karabinierët e stacionit të Este dhe teknikët e SPISAL (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës),
