Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën do të ketë vranësira të shpeshta, por reshjet e shiut pritet të jenë prezente të dielën.
Në zonat malore pritet të bjerë dëborë. Sa i përket temperaturave do të luhaten nga -1 në 14 gradë.
“Dita e sotme ka sjellë përmirësim të reshjeve megjithatë territori do të jetë në ndikimin e vranësirave të dendura, herë pas here duke sjellë reshje të pakta në zonat lindore, pjesërisht në zonat qendrore.
