Një aksion i madh policor në Stamboll ka përfshirë disa figura të njohura të showbiz-it turk, përfshirë aktorin e famshëm Can Yaman dhe aktoren Selen Gorguzel, të cilët janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrollesh të papritura në klube nate dhe një hotel të njohur.
Operacioni, që përfshiu gjithsej shtatë persona, u zhvillua në disa lokacione të njohura, përfshirë Bebek Hotel dhe klubin “Klein Phonix”, ku forcat e sigurisë sekuestruan prova të rëndësishme.
