Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on February 3, 2026 By admin No Comments on

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën aktuale dhe parashikimin e motit në vend, duke theksuar se kushtet atmosferike vijojnë të jenë tipike për muajin janar, pavarësisht se ndodhemi në shkurt.

“Edhe pse jemi në shkurt, moti vazhdon të sillet si në janar. Mëngjesi i sotëm ka shënuar temperatura deri në -2 gradë, me reshje në zonat verilindore dhe -1 gradë në Qarkun e Korçës”, u shpreh Porja.

Ajo theksoi se ndryshe nga vitet e tjera, kur shkurti konsiderohet zakonisht muaj i thatë, këtë vit pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura relativisht më të larta.

Sipas sinoptikanes, java do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri. “Sot do të ketë vetëm momente me reshje të pakta, ndërsa dita e martë dhe e mërkurë do të sjellin një ndërprerje të reshjeve. Në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i kushteve të motit, me të mërkurën që do të jetë dukshëm më e ngrohtë”, shtoi Porja.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: LAJM I FUNDIT/ Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros, ja arsyeja
Next Post: Te gjithe sy e veshe nga MOTI! Flet sinoptikania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme