Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on February 3, 2026 By admin No Comments on

Gjykata Kushtetuese ka mbyllur punimet e mbledhjes së sotme duke shtyrë vendimin lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Burime për mediat bëjnë me dije se, ndonëse në rendin e ditës ishte parashikuar shpallja e vendimit mbi ligjshmërinë ose jo të pezullimit të saj nga detyra, masë e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme, kjo çështje nuk u shqyrtua.

Sipas burimeve, Kushtetuesja vlerësoi se koha e mbetur pas trajtimit të dy çështjeve të para nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një vendim përfundimtar. Gjyqtarët kanë rënë dakord që në momentin kur të hapet shqyrtimi i çështjes Balluku, vendimi duhet të merret brenda së njëjtës ditë, gjë që sot nuk ishte e mundur për shkak të kufizimeve kohore.

Kjo është mbledhja e dytë që Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim për këtë çështje. Kujtojmë se më 22 janar, u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Ministrave.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Çfarë ndodhi? Operacioni i nisur nga Tirana dhe Durrësi, prokuroria firmos 33 masa sigurie
Next Post: SPAK kërkon arrestimin/ Lajm i Fundit: Gjykata Kushtetuese vendos…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme