“Altin Dumani është në rrezik real”/ Deklarata e fortë e gazetares: Garda nuk ka…

Latest news update and verified information about ongoing events. Authorities continue monitoring the situation.

Gazetarja Denada Jushi tha në një intervistë në Euronews Albania se ka të dhëna se ish-kreu i SPAK Altin Dumani është e rrezikuar për shkak të detyrës që mbajti për 4 vjet.

Denada Jushi theksoi se bazuar në këto indicie kreu i ri i SPAK ka kërkuar masa shtesë mbrojtëse nga ana e Gardës së Republikës gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

“Në investigimet që kam bërë them me përgjegjësi se ish-drejtuesi i SPAK i cili gjatë lëvizjeve të tij nga mbarimi i mandatit ka në shoqërimin e tij vetëm 2 anëtarë të gardës, familja e tij ruhet nga forca të policisë së shtetit. Ka pasur një kërkesë nga drejtuesi i ri i SPAK para komisionit të mbrojtjen në KLP, që ka indicie dhe të dhëna konkrete se lëvizshmëria e ish-kreut të SPAK ka rrezikshmëri prej mbarimit të mandatit dhe garda, edhe pse komisioni pranë KLP i ka parë këto indicie, deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar sigurinë ndaj tij”, tha Denada Jushi.

Leave a comment