Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq, paralajmërimi i sinoptikanes: Nesër…

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq, paralajmërimi i sinoptikanes: Nesër…

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e shiut kanë qenë prezente në thuajse gjithë territorin e Shqipërisë.

Sinoptikania Anira Gjoni ka deklaruar se një situatë e tillë pritet që të jetë edhe në ditët në vijim.

Ajo ka paraljamëruar se reshje intensive do të kemi në qarqet: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa do të ketë dëborë edhe në zonat malore.

“Reshjet e shiut dhe të dëborës do të vijojë në sot edhe ditën e nesërme. Do t’i kemi prezente gjatë fundjavës dhe javës që vjen. Reshje lokalisht intensive do të kemi në qarqet: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në qarqet: Shkodër, Vlorë dhe Lezhë do të kemi reshje mesatare. Në pjesën tjetër të qarqeve do të kemi reshje të dobëta. Sa i takon dëborës në veri dhe lindje të vendit reshjet e dëborës do të jenë 1000 m mbi nivelin e detit”, tha Gjoni në Report Tv.

Sa i përket përmirësimit të kushteve të motit, Gjoni tha se të dielën kemi një ndërprerje të reshjeve, por do të rikthehen sërish të hënën.

“Reshjet nesër do të jenë në formën e shtrëngatave, teksa era do të fryjë e fortë në zonat bregdetare dhe zonat malore. Do të kemi një ndërprerje të reshjeve të dielën, por e hëna do t’i rikthejë sërish”, nënvizoi Gjoni.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Moti i keq “pushton” vendin! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ngre alarmin: Nga nesër
Next Post: E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme