Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala zbulon detaje nga mbledhja: Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar

Posted on February 6, 2026 By admin No Comments on Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala zbulon detaje nga mbledhja: Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar

Sot në orën 11:00 është mbledhur Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kreut të qeverisë dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO që e hoqi nga detyra si masë sigurie.

Kjo është mbledhja e tretë lidhur me çështjen e Ballukut, ku sipas gazetares Klodiana Lala pritet të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me pezullimin apo jo nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dalë nga Dhoma e Këshillimit vetëm për pak minuta për të konsumuar vaktin e drekës dhe më pas janë rikthyer, ndërsa burime nga gjykata bëjnë me dije se vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme.

Në këtë proces, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka depozituar në Kushtetuese kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e GJKKO-së, duke argumentuar se ai cenon kompetencat kushtetuese dhe funksionimin e ekzekutivit. SPAK, nga ana tjetër, ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për Ballukun dhe arrestimin e saj për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në tenderë të mëdhenj publikë.

Sipas procedurës, Kushtetuesja ka afat 30 ditë nga mbyllja e seancës për të nxjerrë vendimin e saj përfundimtar mbi këtë kërkesë.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: E FUNDIT/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kush përfiton
Next Post: “Alo, motra ime është keq”/ Tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Itali, djali ngatërroi adresën, minutat fatale (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme