Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Mos harroni çadrat! Edhe sot Shqipëria do përfshihet nga moti i keq, shi në ultësirë dhe dëborë në zonat malore! Qarqet më të rrezikuara dhe parashikimi i IGJEUM

Posted on February 8, 2026 By admin No Comments on Mos harroni çadrat! Edhe sot Shqipëria do përfshihet nga moti i keq, shi në ultësirë dhe dëborë në zonat malore! Qarqet më të rrezikuara dhe parashikimi i IGJEUM

Kushtet e motit në Shqipëri do të vijojnë edhe për ditën e sotme të mos jenë ato idealet, me temperatura të ulëta, reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore.

Instituti i Gjeoshkencës bën një parashikim mbi situatën meteorologjike, teksa e diela do të shoqërohet nga reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të qarqeve në vend

Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane dhe deri në përmbytje.

Priten reshje mesatare deri intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në zonat malore në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Probleme me urbanistikën mund të hasen në qarqet më problematike dhe ultësirë si Lezhë dhe Durrës.Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

-në bregdet: 10 / 15 °C

-në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

-në vendet malore: 2 / 11 °C

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Views: 1
News

Post navigation

Previous Post: Bëhuni gati në 10 shkurt! Vjen njoftimi urgjent për shqiptarët, ja cfarë i pret
Next Post: Përlshje masive në vend, plgosen 5 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme