Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Njëri arrest kardiak, tjetra mbytet teksa drekonte/ Tiranë, humbin jetën një 45 vjeçar dhe një 53 vjeçare

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on Njëri arrest kardiak, tjetra mbytet teksa drekonte/ Tiranë, humbin jetën një 45 vjeçar dhe një 53 vjeçare

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në Tiranë në 24 orët e fundit. Në autostradën Tiranë-Durrës një 45 vjeçar ka humbur jetën teksa drejtonte mjetin. Viktima dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Ndërkohë një 53 vjeçare ka humbur jetën në rrugën ‘Xhanfize Keko’. Kjo shtetase dyshohet se humbi jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.

“Shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën;

Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.”

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: E fundit, ngjarje ne vend
Next Post: Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme