Këtë të martë, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha ku do të angazhohen rreth 1,350 efektivë policie.
Duke iu referuar protestës së mbajtur më 24 janar, ku situata u përshkallëzua në dhunë dhe u përdorën molotovë, amasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes.
Në njoftimin e saj, Ambasada Amerikane thekson se protesta mund të përshkallëzohet në dhunë dhe u rekomandon të shmangin zonat përreth vendit ku do të zhvillohet tubimi.
“Ndërsa protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të shtrihet në blloqet përreth dhe pranë godinave qeveritare, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është shmangia e zonave të protestave. Nëse ndodheni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme“, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.