Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Eksperti paralajmëron tërmete më të rënda se ai i mbrëmshëm, ky është qyteti më i rrezikuar në Kosovë

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on Eksperti paralajmëron tërmete më të rënda se ai i mbrëmshëm, ky është qyteti më i rrezikuar në Kosovë
Post Views: 7,001
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Drejtori i Institutit Sizmologjik, Shemsi Mustafa, në Edicionin Special, ka folur në lidhje me tërmetin e sotëm që goditi Kosovën.

Ai tha se ky tërmet është i madhësisë së mesme, por shtoi se qytetarët janë frikësuar.

“Tërmeti ishte i madhësisë 4.8 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte 22-23 km në Lindje të Prizrenit, afër Shtërpcës. Ishte tërmet me madhësi që krijoi panik dhe shqetësim për qytetarët e Kosovës, kishte madhësi mesatare, por qytetari mendon se është tërmet shumë i fuqishëm”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se zona e Prizrenit është zonë sizmike, e cila ka gjeneruar tërmete në të kaluarën, por mund të gjenerojë tërmete edhe më të mëdha në të ardhmen.

“Dihet mirë se Prizreni është goditur më parë nga një tërmet të shkallës 6.8. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë se territori i Kosovës është zonë sizmike. Janë disa zona që mund të goditen me tërmete më të fuqishme, e disa me më të ulët. Janë tri zona që mund të goditen me tërmete me magnitudë maksimale 6.5 të shkallës së Rihterit. Ne duhet gjithherë t’u referohemi katalogut historik”.

“Duhet t’u referohemi hartave të rrezikut sizmik sepse janë studim që janë llogaritur shumë parametra, siç është katalogu historik që është parametri kryesor, pastaj është tektonika, neotektonika, sizmotektonika, topografia e informacionit gjeologjik, dhe me të gjithë këta parametra të llogaritur përpilohen hartat e rrezikut sizmik që e japin me periudha përsëritëse për një tërmet të mundshëm dhe me probabilitet. Dhe faktikisht, bazuar në hartën e rrezikut sizmik, me probabilitet 72.6% mund të goditet Kosova në periudhën përsëritëse 100 vite me një magnitudë 6.5 të shkallës së Riterit. Këtë informatë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi Mustafa.

People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms
News

Post navigation

Previous Post: Largohet nga Big Brotheri banori më i fortë i këtij edicioni, të gjithë prisnin ta shihnin në finale
Next Post: Kaq kohë pasi vëllai humbi jetën në aksident, motra e Gjestit shfaqet në gjendje të rëndë, bën paraqitjen e parë pas tragjedisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme