Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje tragjike në vend, burri gjendet i pajetë në rrugë, detajet e para

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Ngjarje tragjike në vend, burri gjendet i pajetë në rrugë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai ka ndërruar jetë teksa po ecte në lagjen 13 të qytetit.

Viktima është ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dukshme, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë natyral.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Ra nga skela gjatë rikonstruksionit të një banese, humb jetën një person
Next Post: I fundit! Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme