Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ndryshime në Kryeministri, Edi Rama bën lëvizjen e papritur në qeveri

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Ndryshime në Kryeministri, Edi Rama bën lëvizjen e papritur në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë së fundmi një lëvizje të papritur në strukturat drejtuese të Kryeministrisë. Burime ekskluzive për Newsbomb.al bëjnë me dije se ai i ka besuar Vilma Gurit postin e Drejtoreshës së Kabinetit.

Guri nuk është një emër i panjohur, për vite me radhë ajo ka qenë këshilltarja e kryeministrit Rama, një njeri i besuar i kreut të qeverisë.

Ndërkohë që jo më larg se disa muaj më parë, në nëntor të vitit të kaluar, ajo u emërua në krye të Departamentit të Administratës Publike, një pozicion kyç për përgatitjen e strukturave të reja të administratës që mbështesin bojkotimin e burokracisë dhe zbatimin e praktikave moderne të menaxhimit.

Vilma Guri ka një karrierë të gjatë, mbi 20-vjeçare në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, të konsoliduara përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është instruktore e certefikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë të mjediseve diplomatike dhe institucionale.

Eksperienca e saj në fushën e administratës dhe lidershipit konsiderohet një aset i rëndësishëm në funksionin e ri pranë Kryeministrit.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Rezultate befasuese! Ja kë shiko publiku si fitues absolut të Big Brother VIP
Next Post: Përgatituni/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme