Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LAJM I TRISHTË/ Ky qytet i vendit humb një prej intelektualëve më të shquar…

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on LAJM I TRISHTË/ Ky qytet i vendit humb një prej intelektualëve më të shquar…

Luan Dino, mësues i përkushtuar dhe personalitet i spikatur i arsimit në Përmet, është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Zemra e tij pushoi së rrahuri më 11 Shkurt 2026, duke lënë pas dhimbje e trishtim te familja, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.

Sot, intelektuali i madh, eruditi, poligloti, gjuhëtari dhe historiani i komunitetit egjiptian, Luan Dino është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Përmetit.

Ai i shërbeu për afro 35 vite me dashuri dhe profesionalizëm arsimit në rrethin e Përmetit, si mësues dhe drejtues i Drejtorisë Arsimore.

Gjithashtu, kontributi i tij në fushën e gjuhës shqipe ishte i çmuar, si delegat dhe firmëtar i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), si dhe bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

“Përmeti humbi një intelektual të rrallë, një mësues që la gjurmë në breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit arsimor. U prehtë në paqe“, shkruan kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha.

Profesor Luan Dino ka hulumtuar shumë dhe për historinë e etnisë egjiptiane dhe ka vërtetuar ekzistencën e këtij komuniteti me shekuj, në Shqipëri dhe në Ballkan. Kontributi i tij në marrjen e statusit të këtij minoriteti në vendin tonë ka qenë thelbësor.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ Plas grushti në studio, Berat Buzhala godet Albatrosin. E pabesueshme…
Next Post: VIDEO/ Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros Rexhaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme