Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

E bujshme! Lirohet nga detyra drejtoresha e madhe

Posted on February 13, 2026 By admin No Comments on E bujshme! Lirohet nga detyra drejtoresha e madhe
Post Views: 1,516
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra.

Mësohet se lirimi nga detyra i drejtoreshës së AKSHI-t ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes me efekt te menjëherëshëm të dorëzuar nga ajo në 10 shkurt.

Mirlinda Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.

Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.

Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI). Mësohet se në vend të saj është emëror Igli Tafa, raporton News24.

Mirlinda Karçanaj, i cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit të AKSHI, në dosjen e SPAK konsiderohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Kush eshte Igli Tafa

Ndërkohë Igli Tafa që mori drejtimin e AKSHI-t, që prej vitit 2022 ka mbajtur postin e kreut të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Tafa me një eksperience mbi 16 vite ne fushen akademike dhe të sigurisë së informacionit ka dhënë kontributin e tij në avancimin e kërkimit dhe zhvillimin e teknologjive të reja për të adresuar kërcënimet në këtë fushë.

Ai ka qenë drejtues në shume projekte, ka shërbyer si këshilltar për organizata të ndryshme, si dhe ka kontribuar në panele dhe konferenca ndërkombëtare.

Hetimet për Karçanajn

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga vendi.

Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

SOFT & SOLUTION është themeluar në vitin 2011 dhe deri në vitin 2020, ishte një kompani programimi me të ardhura që luhateshin nga 1 në 6 milionë euro në vit, por fitimet e saj ishin në shkallë jo të jashtëzakonshme, nga thuajse zero në maksimumi 28% mbi të ardhurat. Kompania njohu sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2021 e më pas, dhe kjo duket se lidhet me ndryshimin e pronarit. Kompania, e themeluar në vitin 2011, u ble nga Beqiri në korrik të vitit 2021, ndërsa në vitin 2023, i dyfishoi të ardhurat, ndërsa në vitin 2024, i trefishoi në krahasim me vitin 2021.

Edhe në rastin e Soft & Solution, ashtu si në rastin e EA Solution, çelësi i suksesit nuk qëndronte aq shumë në një novacion se sa në metodat më tradicionale të dhunës dhe të rrëmbimit të konkurrentit. Fitimet u realizuan falë manipulimit të proceseve të prokurimeve publike, të cilat u realizuan me çmime të fryra shumëfish në raport me kostot normale, në kurriz të tatimpaguesve.

News

Post navigation

Previous Post: Balla paralajmëron NDRYSHIMIN drastik: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë
Next Post: Aksident në vend, makina përplas këmbësorin, shoqërohet shoferi! I plagosuri dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme