Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje e rende, ortegu i merr perpara

Posted on February 15, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rende, ortegu i merr perpara

Dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u lëndua të dielën, kur një ortek i madh ndodhi në anën italiane të Alpeve, në zonën e Mont Blanc, pranë kufijve me Francën dhe Zvicrën.

Sipas Shërbimit Italian të Shpëtimit Malor, të paktën tre skitarë u përfshinë nga orteku që ndodhi në mëngjes në Courmayeur, në rrugën e njohur freeride “Couloir Vesès” në zonën Val Vény.

Një nga skitarët u transportua në spital në gjendje kritike, por më pas ndëroi jetë nga plagët e marra. Në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit morën pjesë 15 shpëtimtarë, tre ekipe me qentë e trajnuar për ortekë dhe dy helikopterë.

Courmayeur, me rreth 2.900 banorë, ndodhet rreth 200 km në veri-perëndim të Milanit dhe është një nga vendet që do të presin garat e Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina.

Të njëjtën ditë, një person tjetër u mbulua pjesërisht nga një ortek në rajonin Trentino, por u shpëtua nga shokët e tij.

Sipas Shërbimit Italian të Shpëtimit Malor, gjatë javës së kaluar 13 skitarë jashtë pistave, alpinistë dhe shëtitës malorë kanë humbur jetën në male italiane brenda një jave, nga të cilët 10 u vranë nga ortekët e shkaktuar nga shtresat jashtëzakonisht të paqëndrueshme të borës.

Reshjet e fundit dhe erërat e forta kanë krijuar kushte veçanërisht të rrezikshme në të gjithë harkun alpin që shtrihet në kufijtë e Italisë, Francës, Zvicrës dhe Austrisë, paralajmëron shërbimi italian i shpëtimit

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Përmbytje dhe stuhitë e njëpasnjëshme! 16 të vd*kur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur
Next Post: Mos i neglizhoni keto shenja, sepse te paralajmerojne nje problem serioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme