Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ju del gjumi shpesh natën? Vuani nga pagjumësia? Ja çaji që duhet të pini sipas Ylli Merjas

Posted on February 15, 2026 By admin No Comments on Ju del gjumi shpesh natën? Vuani nga pagjumësia? Ja çaji që duhet të pini sipas Ylli Merjas
Post Views: 2,368
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në një emision televiziv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë. Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

“Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos. Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja. Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë, ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.

“Në trupin tonë veprojnë hormone të cilat na bëjnë që ne të reagojmë në një shkallë më sipërore ose më të ulët karshi ngacmuesve të jashtëm. Kemi dy lloje hormonesh, njëra është serotonina dhe tjetra është melatonina. Gjatë ditës serotonina nëse do të prodhohet me shumicë nga transmetimet nervore të shpejta karshi ambjentit apo mjedisit ku jetojmë, do të na kthehet në një element të dëmshëm për trupin, në vend që të na japë një harmoni,

kënaqësi apo gëzim krijon një çrregullim tjetër në sistemin e tretjes dhe kryesisht në zorrën e trashë. Ndërsa melatonina është një hormon që prodhohet në sistemin nervor, fiket prodhimi i saj gjatë ditës, bllokohet si të thuash, dhe pasi dielli fillon të perëndojë rreth pasdites, qelizat nervore bëhen gati për prodhimin e melatoninës, e cila vjen duke u shtuar pas orës 21:00-23:00 dhe gradualisht vatrat e trurit fillojnë të ‘fiken’. Për të balancuar këtë melatoninë tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia valerjana është e mrekullueshme. Mund të shoqërohet me barin e bletës, me borzilokun apo livandon” thekson Ylli Merja.

Mirë është që secilën nga këto bimë që na ndodhen në shtëpi t’i pijmë si çaj me pak qumësht, pasi qumështi, shprehet Merja, përmban shumë mikroelemente si kalcium, magnez që na ushqejnë sistemin nervor, gjithashtu përmban pak acid malik që ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë, qetësohet sistemi i tretjes dhe njeriu dashur pa dashur do të bëjë një gjumë shumë të qetë.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.
News

Post navigation

Previous Post: Mjeku jep urdher: Këta persona nuk duhet të pinë kafe turke, ja çfarë u shkakton në organizëm
Next Post: Pastruesi po fshinte rrugët, njerëzit u tronditën kur morën vesh se kush ishte në të vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme