Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje e rëndë në Greqi, ndodhej Alket Rizai

Posted on February 16, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rëndë në Greqi, ndodhej Alket Rizai

Në zyrë ndodheshin drejtori i institucionit, si dhe dy të burgosur të tjerë, mes tyre një shtetas bullgar i dënuar për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në Vula, si dhe Alket Rizai…

Një incident i rëndë është regjistruar sot në burgun e sigurisë së lartë në Domokos, Greqi, ku një i burgosur ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri brenda ambienteve të institucionit.

Sipas mediave greke, ngjarja nisi kur një i dënuar me burgim të përjetshëm u drejtua drejt zyrës së drejtorit të burgut, me qëllim eliminimin e tij. Në zyrë ndodheshin drejtori i institucionit, si dhe dy të burgosur të tjerë, mes tyre një shtetas bullgar i dënuar për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në Vula, si dhe Alket Rizai.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ka pasur një përplasje verbale që më pas ka degraduar në konflikt fizik. Në rrethana ende të paqarta, një armë zjarri është përdorur gjatë incidentit, dhe i burgosuri që dyshohet se kërcënoi drejtuesin e burgut është qëlluar për vdekje.

Raportohet se i burgosuri me origjinë bullgare ka ndërhyrë në përpjekje për të mbrojtur shefin e rojes, ndërsa arma është gjetur në duart e tij. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur detaje se si arma ka hyrë në ambientet e burgut, një çështje që konsiderohet thelbësore për hetimin.

Një ekip nga Prokuroria e Athinës pritet të zhvillojë hetime të detajuara në burgun e Domokos, ndërsa do të analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Pyetja kryesore që mbetet ende pa përgjigje është se si një armë zjarri arriti të futet brenda një burgu të sigurisë së lartë.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Pastruesi po fshinte rrugët, njerëzit u tronditën kur morën vesh se kush ishte në të vërtetë
Next Post: “Stuhi ere, rrebeshe dhe dëborë”, paralajmërimi i fortë i meteorologes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme