LAJM I FUNDIT/ Arrestohet vëllai i deputetes së PD në Itali!(EMRI)

Latest news update and verified information about ongoing events. Authorities continue monitoring the situation.

Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hoti konsiderohej nga agjencitë ligjzbatuese si një nga organizatorët e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës mes Belgjikës, Dubait dhe Italisë.

Ai dyshohet se kishte rol kyç në koordinimin e lëvizjes së ngarkesave të drogës, përfshirë një sasi prej 50 kilogramësh kokainë.

Hetimet dhe urdhër-arresti

Prokuroria belge kishte dokumentuar përfshirjen e 27-vjeçarit shqiptar në organizatën kriminale, ku ai vepronte në cilësinë e organizatorit.

Sipas autoriteteve, ai udhëtonte shpesh me automjete të fuqishme nga Europa Veriore drejt Dubait për të menaxhuar aktivitetin e paligjshëm.

Kthesa në hetime erdhi pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në portin e Antverpenit.

Pas këtij operacioni, Hoti humbi gjurmët, ndërsa në janar u shpall në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës, vepër penale që parashikon deri në 15 vite burg.

Fshihej në një B&B në periferi të Romës

Markelian Hoti u lokalizua nga skuadra mobile e policisë italiane teksa qëndronte me partneren në një B&B në periferinë lindore të Romës.

Sipas mediave italiane, ai nuk ishte regjistruar në sistemin “Alloggiati Ëeb”, duke rezultuar praktikisht i padukshëm për autoritetet.

Pas konfirmimit të identitetit, 27-vjeçari u dërgua në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës./Marrë nga La Repubblica

Kujtojmë se Markelian Hoti është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Leave a comment