Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Posted on February 18, 2026 By admin No Comments on Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron:
Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara.

Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në qarkullim dhe forcimit të zbatimit të ligjit, ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, duke përdorur, krahas pajisjeve inteligjente shpejtësimatëse, edhe pajisjen Scout.

Nëpërmjet kësaj pajisjeje realizohet monitorimi i vazhdueshëm i qarkullimit, me qëllim evidentimin e automjeteve debitore që qarkullojnë pa likuiduar masat administrative (gjobat), si dhe automjeteve të shpallura alert.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara, pasi kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

#Zbatonirregullateqarkullimitrrugor

Views: 1
News

Post navigation

Previous Post: I fundit, ngjarje e rende ne qytetin europian
Next Post: Si ta filloni Iftarin dhe si ta mbyllni Syfyrin, mjekja këshillon besimtarët për regjimin ushqimor gjatë Ramazanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme