Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

A do të qëndroni nesër në shesh? Berisha: Skenari i protestës është misteri më i madh

Posted on February 19, 2026 By admin No Comments on A do të qëndroni nesër në shesh? Berisha: Skenari i protestës është misteri më i madh
Post Views: 6,804

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat para oborrit të Kuvendit është pyetur lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër, të premten më 20 shkurt. Berisha u pyet lidhur me skenarët e protestës dhe nëse do të qëndroje në shesh.

Ai nuk dha detaje pasi sipas tij skenari i protestës është misteri më i madhe. Kryedemokrati ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

“Edi Rama merr të gjitha fuqitë. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën . Ligji është një mburojë për Edi Ramën për organizatën që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar dhe duke qëndruar mbi ligjin.

Sot e tutje shqiptarët do të vidhen çdo ditë nga një grup që sillet ndaj tyre pa mëshirë. Do keni mburojë ligjin. Këta po përdorin pushtetin sit ë ishin pushtuesit më të rregullt të shqiptarët. Ftoj shqiptarët të thonë fjalët e tyre me guxim epik nesër në orën 18:00 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Vetëm vendosmëria e qytetarëve do të vendosë këtë organizatë kriminale para ligjit. Do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta. Kur janë me të huajt këta e qepin gojën dhe nuk thonë asnjë fjalë”, tha Berisha.

News

Post navigation

Previous Post: E FUNDIT! Zbulohet raporti: Ushtria amerikane..
Next Post: Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme