Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Zjòrre pártízane dhe rrèthîm Kryèmînîstrîe”, Nárd Ndòka tròndît me skènarët e pròtestès së Bèrîshës: Do jètë dyfîsh më ágrèsive se e pára

Posted on February 20, 2026 By admin No Comments on “Zjòrre pártízane dhe rrèthîm Kryèmînîstrîe”, Nárd Ndòka tròndît me skènarët e pròtestès së Bèrîshës: Do jètë dyfîsh më ágrèsive se e pára
Post Views: 9,059

Protesta e 10 shkurtit u shoqërua me molotovë, përplasje me policinë, të plagosur e të arrestuar. Por sipas Nard Ndokës, ajo që do të ndodhë nesër, më 20 shkurt do të jetë dyfish më agresive. Ndoka ka zbuluar skenarët e mundsëm të Partisë Demokratike ku tha se mund të përdoren forma të tjera.

Ai tha se ka mundësi të ketë një qëndresë më afatgjatë, zjarre partizane e deri te rrethim të Kryeministrisë. Sipas tij nuk përjashtohen edhe grevat e urisë nga grupi parlamentar.

“Protesta ka skenaret e veta, por është në varësi të zhvillimeve e këmbënguljes së qytetarëve. Pa diskutim që opozita do të ketë të gjithë skenaret e mundshëm. Protesta nuk do të jetë fotokopje e 10 shkurtit. Do të jetë e ashpër por edhe me forma të tjerë. Mund të jetë një qendresë afatgjatë. Do të ketë zhvillime interesante pasi kemi përballë një regjim të konsoliduar. Protesta është e vetmja mënyrë sot. As zgjedhjet nuk japin shpresë.

E vetmja shpresë që ta largojmë këtë kryeministër është protesta. Ka propozime të ndryshme, që edhe të rrethohet kryeministria, të ketë përqendrim më të madh, mund të devijojë edhe në varësi të mbështetjes së qytetarëve. Mund të ketë grevë urie të grupit parlamentar, mund të ketë zjarre partizane si dikur në bulevard, e qëndresa të gjata. Janë disa skenarë, por kjo është në dorë të qytetarëve. Kjo është qëndresë dhe sakrificë. Nëse me 10 shkurt kishim një protestë agresive, me datë 20 do ta kesh dyfish më agresive” tha ai për Report TV.

Kujtojmë se gjatë protestës së oranizuar nga Partia Demokratike më 10 shkurt, mbetën të lënduar 19 efektivë policie, e ranë në pranga 21 shtetas. Dhuna e ushtruar nga militantët e PD u dënua fortë nga mazhoranca.

News

Post navigation

Previous Post: U*gjente! Lajm i madh per shqiptaret! SHBA me ultimatum për Ballkanin
Next Post: Sot është një nga femrat më të bukura shqiptare, e njihni dot këtë vogëlushe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme