Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Posted on February 20, 2026 By admin No Comments on A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Post Views: 1,305

Gjatë kësaj jave, e premtja është dita me më shumë reshje shiu, për shkak të intensitetit të lartë të tyre pothuajse gjatë gjithë ditës, në disa qarqe. Por ndryshe do të paraqitet në fundjavë, ku më së shumti do të mbizotërojnë kthjellimet dhe koha me diell.

“Dita e shtunë mbetet me vranësira të shpeshta që do të krijojnë mundësi për reshje të pakta që do jenë prezente edhe gjatë ditës së shtunë. Ditën e diel do të sjellë përmirësim të kushteve të motit, do kemi kthjellim të motit”, tha Hakil Osmani nga “Meteoalb”.

Ndërkohë që temperaturat në fundjavë do të pësojnë ulje, duke bërë që vlerat minimale të zbresin edhe në vlera negative, duke shkaktuar prezencë të ngricave në disa akse.

“Do të kemi rënie të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit të së dielës, -2 në zonat malore, ndërsa maksimumet në ultësirën perëndimore do jenë deri në 14 gradë. Do ketë mundësi për ngrica në akset rrugore dhe prezencë uji nëpër rrugë”, tha Hakil Osmani nga “Meteoalb”.

Edhe java e fundit e shkurtit parashikohet të jetë me diell dhe pa reshje.

News

Post navigation

Previous Post: E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur
Next Post: LAJM I FUNDIT/ U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme