Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Djali që u gjet i pajetë në Tiranë, ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, kërkohet pasi u zhduk/ EMRAT

Posted on February 22, 2026 By admin No Comments on Djali që u gjet i pajetë në Tiranë, ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, kërkohet pasi u zhduk/ EMRAT
Post Views: 3,560

Ka marrë një drejtim tjetër hetimi për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë ku sikirse raportoi Policia, një i ri i dha fund jetës me armë zjarri.

Hetimet e reja zbuluan se vetëvrasja e të ndjerit ka ndodhur në shtëpinë e një shoku të tij dhe pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të paditur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot, në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, doli me këtë informacion të ri:

“Bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore (këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M., që i dha fund jetës.

Kanë qenë familjarët ata që kanë mësuar për ngjarjen e rëndë dhe kanë rendur te banesa ku ndodhi dhe e kanë dërguar me të shpejtë në spital, por pa i a dalë dot.

Hetimet sugjerojnë se i riu e kreu aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike për shkak të gjendjes financiare.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes.

Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

News

Post navigation

Previous Post: Mbaron pritja, zbulohet e vërteta!/ Ja pse u përjashtua Kristi nga BBVA!
Next Post: Paralajmërimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme